Kriza energjetike/ Bushati: Jemi në fillim, operacioni do të jetë i dhimbshëm! Shehi: Në 10 vitet e sundimit të Ramës, më thuaj një burim të ri

Screenshot 2022 09 12 11.38.58 Pm

Ish-deputeti socialist Ervin Bushati, në emisionin ‘Open’ në News24 u shpreh se kriza që ka përfshirë vendin, nuk ka një zgjidhje të thjeshtë.

Ndërsa u ndal tek deklarata e kryeministrit Edi Rama që më herët deklaroi se për konsumatorë familjarë me vila e pishina, nuk mund të vazhdojë të paguajë me buxheti i shtetit apo taksapaguesit e zakonshëm, Bushati tha se tha se nëse do të ketë propozime më të mira le t’i sjellin në tavolinë.

“Kjo është krizë dhe nuk ka zgjidhje të thjeshtë , operacioni do jetë jetë i dhimbshëm dhe është në fillime të saj ,. Qeveria ka gjetur një ekuacion që të mos ndërpritet energjia. Nëse Gjermania thotë dushet nën 15 minuta, janë vendosur kushte që në kushtet të tjera do të ktheheshin objekt humori. Të gjithë shtetet po tentojnë të dekurajojnë shpërdorimin e energjisë”, tha Bushati.

Nga ana e tij deputeti, Dashamir Shehi tha se nga ana e qeverisë nuk është bërë asnjë ndryshim në këtë 10 vite.

“Ky bën zhurmën, hedh një gurë në lumë dhe thotë se këta janë budallenj. Ky e ka çuar në ekzagjerim. Shifrat janë njësoj pas 10 viteve. Ne sot po marrim gjysmën e energjisë po e marrim nga privatët”, tha Shehi, duke shtuar: “Në 10 vite të sundimit të Edi Rama ku është burimi energjetik që është kursyer, në 10 vite më thuaj një burim të ri.”

Arena e Lajmit

Kriza energjetike/ Bushati: Jemi në fillim, operacioni do të jetë i dhimbshëm! Shehi: Në 10 vitet e sundimit të Ramës, më thuaj një burim të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook