Zbulohen propozimet e grupit të Alibeajt: Ja si duhet të zgjidhet Presidenti (kriteret dhe formula)

Alibeaj

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët mbrojnë tezën që duhet të përfshihen në diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit kanë bërë gati një draft me propozime për maxhorancën për mënyrën se si duhet të zgjidhet pasardhësi i Ilir Metës.

Pas mbledhjes së fundit të konferencës së kryetarëve, grupi i Enkelejd Alibeajt vendosi të hartojë një draft që do ta diskutojë me shumicën.

BalkanWeb zbardh draftin e plotë ku parashikohen në detaje kriteret e zgjedhjes së presidentit dhe formula se si duhet të veprohet në çdo raund.

KRITERET PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Sipas Kushtetutës, President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Gjykata Kushtetuese është shprehur se Kushtetuta, duke ndjekur modelin e republikës parlamentare, e ka konceptuar Presidentin me pozitë neutrale, mbi palët (super partes), me rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, balancimin e pushteteve dhe kryerjen e funksioneve të tyre respektive, që lidhet edhe me procedurën e zgjedhjes së tij nga shumica parlamentare të nevojshme dhe përmes raundeve të votimit. Presidenti nuk duhet të investohet politikisht, ai nuk duhet të shihet as si pjesë e drejtpërdrejtë e ekzekutivit dhe as si pjesë e drejtpërdrejtë e partive politike, por si një arbitër kushtetues, i cili vetëm në këtë pozicion mund të zgjidhë krizat institucionale dhe të bëhet garant i Kushtetutës. Pavarësisht se nuk merr vendime politike, Presidenti ka ndikim në jetën politike të vendit, në përputhje me këtë rol që Kushtetuta i ka caktuar. (vendimet nr. 1/2022 dhe nr. 26/2021 të Gjykatës Kushtetuese).

Grupi parlamentar i PD-së, vlerëson se përvec këtyre kritereve kushtetuese, Presidenti i Republikës duhet të përmbushë edhe kritere specifike, që garantojnë integritetin e tij moral dhe profesional për përmbushjen e detyrës kushtetuese me neutralitet dhe besnikëri ndaj Kushtetutës. Ndër këto kritere specifike mund të përfshihen:

PROCES GJITHËPËRFSHIRËS DHE KONSENSUAL SHUMICË-PAKICË PARLAMENTARE

Për të siguruar pranimin e të gjitha palëve politike tek figura e Presidentit të Republikës, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek Institucioni i Presidentit të Republikës, është e nevojshme që procesi parlamentar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të jetë transparent, gjithëpërfshirës, luajal ndaj Kushtetutës dhe konsensual. Ai duhet të bazohet tek diskutimi dhe dialogu i sinqertë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, ku secila palë të ketë rol aktiv në përzgjedhje. Në këtë drejtim, palët duhet të bien dakord në formësimin e një procesi të përbashkët, që siguron rol të balancuar të të gjitha palëve. Vetëm pas dakordësisë mbi rregullat e përbashkëta të procesit, palët mund të kalojnë në fazën e propozimit të emrave konkretë, me synimin e përbashkët për përzgjedhjen e kandidatit më të mirë të mundshëm për ushtrimin e detyrës së Presidentit të Republikës.Procesi duhet të synojë me cdo kusht zgjedhjen e Presidentit të Republikës me shumicë të cilësuar prej të paktën 84 vota.Një formulë për procesin, pa qenë e kufizuar dhe që mund të përsoset me kontributin e të gjitha grupeve parlamentare, mund të jetë si më poshtë:

Zbulohen propozimet e grupit të Alibeajt: Ja si duhet të zgjidhet Presidenti (kriteret dhe formula)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook