Lana Del Rey me siguri mori vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në plazhin ku realizoi fotosesionin e saj të fundit.
Këngëtarja 36-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Elizabeth Woolridge Grant, u shfaq mahnitëse në kopertinën e revistës W, The Music Issue për numrin e ardhshëm të qershorit.
Ajo u fotografua nga Jamie Hawkesworth, ndërsa kishte veshur një fustan shumë sensual, Valentino. Këngëtarja e hitit “Video Games”, u stilua nga Sara Moonves. Fustani Valentino që ajo kishte veshur ishte në ngjyrë të bardhë, dhe i hapur në pjesën e dekoltesë dhe të këmbëve. Gjatë fotosesionit Lana Del Rey po shëtiste buzë detit me pjesën e poshtme të fustanit që mbulonte rërën.
Duke mos dalë nga sitili i saj, këngëtarja e “Blue Jeans” i përshtati modelin e glokëve dhe grimin në një stil retro. Ajo e kompletoi veshjen me një gjerdan të madhe me zinxhir floriri nga Sëarovski teksa pozonte me dorën në qafë.
Më tej Lana tregoi edhe një herë dekoltenë e saj në një tjetër foto, me një tjetër fustan nga Valentino.
Këngëtarja e “Summertime Sadness” dukej çdo gjë tjetër veçse e trishtuar në fotot e realizuara.