“Memelli, zgjedhja e duhur”, legjenda Xhambazi: Ju tregoj si ngjitet Skënderbeu

Skënderbeu e ka pranuar tashmë realitetin. Pas bëri historinë në futbollin shqiptar, duhet të garojë në Kategorinë e Parë. Objektivi është i qartë: rikthimi i menjëhershëm në elitë.

xhambazi

Ndaj, e gjithë vëmendja është përqendruar te ndërtimi i skuadrës. Dhimitraq Xhambazi është optimist për të ardhmen e korçarëve. Pas largimeve të pritshme, përshëndet emërimin e Migen Memellit në krye të pankinës. Ish-sulmuesi i korçarëve mendon se me pak përforcime, misioni në fund të garës do të realizohet.

Me rënien nga kategoria nga Skënderbeu u largua 70% e ekipit. E priste Xhambazi këtë eksod?

Në kohë merkatoje, lëvizjet janë të pashmangshme. Veçanërisht në kushtet ku jemi ne, është e pritshme. Lojtarët kërkojnë të mbeten në nivele të larta në treg dhe këtu nuk i referohem vetëm kategorisë, por edhe aspektit financiar. Ndaj, them se largime të tilla në masë ishin të pritshme. Nuk mund t’i evitosh për ekipet që bien nga kategoria.

Ka vend për shqetësim?

Te Skënderbeu ishin shumë të mëdha largimet, por shpresojmë që të mbyllen sa më shpejt hapësirat e lëna bosh.

Si e shihni rikthimin e Migen Memellit në krye të pankinës?

Ishte zgjedhja e duhur. Duke parë ecurinë e tij në të kaluarën në Korçë, nuk mund të kishte më mirë. Mbi të gjitha e njeh mirë ambientin të Skënderbeut. Memelli ka arritur të shpëtojë një sezon që ishte i marrë fund, ndaj për këtë besimi i drejtuesve është me vend. Jam i bindur se me karakterin e tij dhe punën që bën me ekipin do të arrijë cilësi.

Për çfarë ka nevojë ky ekip tashmë në Kategorinë e Parë?

Kemi pasur shumë largime dhe të gjitha këto janë hapësira që duhen mbushur. Mendoj se në mbrojtje po bëhet një punë e mirë, për të fituar forcën e duhur dhe qenë solid. Ekipi tani është në fazën e plotësimit dhe është ende shpejt për të folur, pasi nuk ka marrë ende formën e plotë, por unë mendoj se duhet cilësi, pasi asgjë nuk është e lehtë, nëse nuk ke elementët e duhur dhe mbi të gjitha cilësorë.

Si e shikoni garën në Kategorinë e Parë këtë sezon?

Gara pritet të jetë shumë e fortë. Madje, mund të them se do të jetë një sezon i luftuar po aq, a mos ndoshta më shumë se në Kategorinë Superiore. Këtë e them duke u nisur nga fakti që në këtë kategori ka ekipe shumë të forta dhe me emër të madh që do të kërkojnë ashtu si Skënderbeu rikthimin në arenën e më të mirëve.

A mund të arrijë Skënderbeu rikthimin e menjëhershëm në elitë?

Çdo gjë varet nga objektivat që i kanë vënë vetes. Nëse e duan rikthimin e shpejtë, duhet të bëjnë blerjet e duhura, siç e thashë edhe më sipër. Duhet cilësi. Synimet janë të qarta, por mbetet për të parë se si do të zbatohet në terren.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Memelli, zgjedhja e duhur”, legjenda Xhambazi: Ju tregoj si ngjitet Skënderbeu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook