Hipoteza e gazetarit kosovar: Nuk janë testet fizike, ja pse dështoi transferimi i Muriqit te Bryzh

Dështon transferimi i Vedat Muriqit drejt kampionatit belg. Nga Belgjika u raportua se kishim të bënim me dështim për shkak të testeve fizike, por së fundmi gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku, ka nxjerrë në pah një tjetër hipotezë. Sipas tij ky transferim nuk u finalizua, jo për shkak të testeve mjekësore, por sepse Klub Bryzh ndërroi mendje në çastet e fundit.

muriqi-1-800x450

Vedat Muriqi do të ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e ligës belge, por fatkeqësisht ky transferim nuk ndodhi. Fillimisht u tha se klubi belg dhe Lacio, kishin arritur akordin paraprak dhe bëhej fjalë për një shifër rreth 11 milionë euro.

STATUSI I ARLIND SADIKUT: 

Lajmi i fundit 🚨
Dështon transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge. Testet mjekësore nuk kanë qenë në pyetje, por Brugge në çastet e fundit ka ndërruar mendje.
Arena e Lajmit

Loading…

Loading…

Hipoteza e gazetarit kosovar: Nuk janë testet fizike, ja pse dështoi transferimi i Muriqit te Bryzh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook