Aksidentohet kamioni me çimento në autostradën Kukës-Morinë, plagoset shoferi nga Kosova

Aksident Rrugor

Moti i keq ka shkaktuar disa aksidente në vend. Mësohet se në autostradën Kukës-Morinë një automjet tip bot është përfshirë në aksident.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksidentohet kamioni me çimento në autostradën Kukës-Morinë, plagoset shoferi nga Kosova

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook