“Edhe Zimbabveja mori masa më të forta se ne”, Meta: Sot koha për të ekzekutuar frikën që kërkon të mbjellë mafia, në protestë për interesin publik qytetar dhe kombëtar

Meta 1

Protestuesit do të jenë të udhëzuar dhe të drejtuar nga ekipet që po merren me organizimin e protestës.

Kështu deklaroi sot kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pak orë para protestës së thirrur nga kjo forcë politike tek inceneratori i Tiranës.

Meta tha se protesta është për të mbrojtur interesin publik dhe kombëtar. Ai theksoi se sot është koha për të ekzekutuar frikën që kërkon të mbjellë mafia.

“Falënderoj të gjithë qytetarët të cilët do të solidarizohen me këtë protestë që bëhet në mbrojtje të interesit të tyre qytetar publik dhe kombëtar sepse mafia duhet ndalur sot.

Është sot koha për të ekzekutuar frikën që mafia kërkon të mbjellë kudo në vendin tonë, shoqërinë tonë dhe në të gjithë familjet shqiptare në mënyrë që ato të pajtohen me heshtjen, me vjedhjen, të pranojnë poshtërimin, grabitjen vetëm për shkak të frikës. Ne nuk mund të jemi një vend, i cili të mposhtet nga dhuna, nga mafia në pushtet. Ky fenomen ka ndodhur dhe në Zimbabve dhe Zimbave ka marrë masa më të forta se sa ne që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe që duhet të kishim hyrë me kohë në BE”, deklaroi Meta.

“Edhe Zimbabveja mori masa më të forta se ne”, Meta: Sot koha për të ekzekutuar frikën që kërkon të mbjellë mafia, në protestë për interesin publik qytetar dhe kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook