“Ibrës i festoj rinovimin, Maldini si sinjal hyjnor”, autobiografia e Zhirusë: Më donte Interi, por i mbaruan paratë

Olivie Zhiru, pasi ishte vendimtar sezonin e kaluar, ka nisur stërvitjen në Milanello për sezonin e ri. Megjithatë, dje pasdite, sulmuesi ishte i pranishëm në “Casa Milan” për të prezantuar librin e tij “Beso gjithmonë. Sepse kam besim te jeta, te Zoti, te vetja dhe te fati”.

ZHIRU 1

Në konferencë për shtyp, 35- vjeçari ka cekur disa aspekte të librit, pa anashkaluar profesionin dhe synimet e sezonit të ri.

Kjo është një lloj autobiografie. A nuk ishte pak herët?

Doja shumë të shkruaja një libër. Ai që punoi librin e Deshampsit më kontaktoi. Mora kohë për t’u menduar dhe më në fund vendosa ta shkruaj. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë.

Në kapitullin e parë citoni një “aksident” ku mund të kishit rrezikuar jetën.

Shumë fëmijë lindin me këtë “incident”. Nëna ime mund të abortonte dhe shumë kohë luftoi me dilemën. Pasi linda, kam marrë vetëm dashuri prej saj.

Ka shumë besim në këtë libër, siç ka edhe në lëkurën tuaj, ku disa tatuazhe i kushtohen Zotit…

Feja është mbi gjithçka. Ka shumë rëndësi Zoti dhe sa herë më ka ndihmuar. E di fort mirë ku e kam nisur e sa kam sakrifikuar dhe besimi ka qenë një fije që ka mbajtur bashkë copat e jetës time. Jam rritur në një familje kristiane, ndërsa bashkëshortja më ka çuar gjithmonë në një kishë ungjillore. Feja më ka sjellë deri këtu e më ka mësuar vlerat të cilat jam munduar t’ua përçoj fëmijëve të mi.

Shumë faqe për Zotin, por edhe për futbollin.

Ishte e pashmangshme. Jam një tip i shoqërueshëm dhe dua të jem shembull për vëllezërit e mi e për këdo që më bën pyetje lidhur me këtë aspekt.

E shpeshtë edhe përmendja e Shevçenkos. Përse?

Në vitet ’90 u bëra tifoz i Milanit prej Papenit dhe Van Bastenit, por Sheva për mua përfaqëson klasin dhe shembullin e futbollistit të përsosur. Shënonte shpesh e në çdo mënyrë, ndaj e pëlqeja mendësinë e tij për të mos u dorëzuar kurrë. Më shkëlqejnë sytë sa herë e takoj.

A ju shkëlqyen kur një vit më parë ju telefonoi Maldini?

Isha në Nisë me kombëtaren dhe menaxheri më tha se duhet të flisja me Paolon. Ishte një moment i veçantë, duke folur për Milanin me një legjendë. Raportin e tij me Masarën e adhuroj. Kur fola me ta, kuptova se ishe një shenjë hyjnore se duhej të vija te Milani.

Në libër thuhet se Pioli ishte “arkitekti” i titullit. Ibra ju ndihmoi për ta shkruar?

Ibra është një legjendë, por s’i kam thënë kurrë se e konsideroj idhull. Aq zor më vinte prej tij, saqë fanellën nuk ia kërkova, por detyrova shokët të ma blinin. Për këto fakte, ai tallet me mua, megjithatë jam i lumtur për raportin tonë. Kur të rinovojë, do ta qeras me një darkë. Konkurrencën e konsideroj si tiramisu, ëmbëlsira ime e preferuar. Stilin e Piolit nuk e njihja, por pasi folëm për herë të parë, e kuptova se do të punonim mirë së bashku. Është njëri i drejtë dhe di si të flasë më lojtarët.

Si ka mundësi që derbi i 5 shkurtit ndryshoi gjithçka?

Ato gola më ngjethin mishtë. Festova sepse kisha vetëm tifozë të Milanit përpara. Nëse Interi do të na kishte mundur, nuk do ta kapnim dot më kurrë. Besoj se Zoti më shtyu të besoj deri në fund. De Vrajin e driblova, sepse para se të më vinte topi, e kisha shtyrë. Kanë kaluar 5 muaj, por tifozët më flasin ende për atë gol.

E të mendosh që Milani e kishte fituar derbin për shërbimet tuaja?

Te Çelsi isha sulmuesi i tretë e përpara meje preferoheshin Abrahami dhe Batshuai. Fola me Lampardin për të gjetur një zgjidhje, por trajneri nuk donte të që largohesha.

Shënova 8 gola në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe Interi e rriti interesin ndaj meje, por më pas thanë se nuk kishin më para për të më blerë. Më kërkoi edhe Lacio, ndërkohë që unë isha i dëshpëruar, sepse doja të largohesha. Edhe Totenhemi më kërkoi, por nuk e pranova prej Arsenalit, ndaj besoj se Milani ishte në fatin tim.

Çfarë mund të na thoni për titullin?

E kam krahasuar atmosferën e fitimit të titullit me atë të Kupës së Botës. Është normale. Nuk kam parë kurrë një festë të tillë. Njerëzit kanë pritur gjatë për këtë titull; njerëzit qanin në rrugë dhe kjo më preku thellë zemrën. Me Francën turi mbi autobus kaloi shumë shpejt, ndërsa me Milanin na u deshën 4 orë e gjysmë. Tifozët në Rexho Emilia zbritën të gjithë në fushë: Nuk e prisja, ishte çmenduri.

Në ditën e parë të grumbullimi u pikasët duke kënduar?

E kam kënduar korin e titullin gjatë gjithë verës. Ua kam mësuar edhe fëmijëve të mi. Madje i kam mësuar korin që më kanë kushtuar mua tifozët dhe atë të Piolit. Gjatë pushimeve festova përvjetorin e martesës dhe pagëzimin e vajzës. Në festë kisha një bandë muzikore me të cilën këndova pikërisht këto këngë. Madje, prej Piolit kam harruar edhe tekstin origjinal të këngës, të cilën e kam ndër të preferuat e mia.

Ndërkohë, arritët të prishni edhe mallkimin e fanellës.

E vërtetë. Shumë futbollistë përpara meje ishin munduar të linin gjurmë, por pa pasur sukses. Kishte që nga koha e Inzagit që askush nuk shënonte kaq shumë me numrin 9 të Milanit mbi supe. Sidoqoftë, nuk ishte tabu. Unë jam i krishterë dhe nuk u besoj këtyre gjërave. Unë nuk shënoj prej numrit të fanellës. Kur mbërrita te Milani, e kërkova dhe meqë ishte e lirë, e mora. Është diçka e bukur të mbash nëntën e Milanit, siç ka bërë disa vite më parë një legjendë si Pipo Inzagi.

A ju ka thënë Maldini se pret të festoni titullin dhe yllin e dytë së bashku?

Po, ashtu është. Në futboll, ashtu si në shumë fusha, nuk është e vështirë të arrish majat, por të qëndrosh sa më gjatë aty. Sezonin e kaluar bëmë gjëra të mëdha, por sivjet pres të jetë më e vështirë, sepse Juvja dhe Interi po bëjnë gjithçka për t’u forcuar. Mua më pëlqejnë këto lloj sfidash. Do të jetë e vështirë, por mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për t’u konfirmuar përsëri si kampionë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Ibrës i festoj rinovimin, Maldini si sinjal hyjnor”, autobiografia e Zhirusë: Më donte Interi, por i mbaruan paratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook