Digjet në orët e para të mëngjesit automjeti i një efektivi të Policisë së Shkodrës, detajet e para

Makina Shkoder (5)

Automjeti i një efektivi të policisë Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se mjeti tip “Mitsubishi” ishte parkuar pranë banesës së 54-vjeçarit me inicialet Sokol Kroni, kur është djegur nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Digjet në orët e para të mëngjesit automjeti i një efektivi të Policisë së Shkodrës, detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook