“Askush nuk është aq budalla sa ta largojë”, Kostakurta flet për Maldinin dhe jo vetëm: Asllani, Interi mori lojtar të madh

Milani kampion ka rifilluar punën për sezonin e ri duke pasur tashmë sigurinë se Paolo Maldini do të vazhdojë në detyrën e tij në klubin kuqezi. Sipas një ikone të këtij klubi, Alesandro Kostakurta, nuk kishte pasur kurrë dyshime për këtë rinovim, ai thjesht ishte vonuar për shkak të ndryshimit të pronarëve.

b9e2786c9c638da0d644ea1edfe19c4f-33206-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

“Nuk jam shqetësuar kurrë për këtë çështje, isha i sigurt se do të qëndronte. Të kujtojmë që vonesa ndodhi kryesisht për shkak të shitjes së klubit. Ndoshta kërkesat e tij janë dukur të ekzagjeruara për një fond anglo-sakson, nuk e di, por askush nuk mund të jetë aq budalla sa të dëshirojë ta largojë”, tha Kostakurta për “Corriere Dello Sport”, ku u ndal edhe në merkaton e klubeve italiane.

“Në vitin e kaluar kishte një ekuilibër më të madh mes pretendenteve të ndryshme, duke marrë parasysh sidomos shitjet e Lukaku e Hakimi. Në garë ishin edhe Napoli dhe Atalanta. Por tani para se t’i vendosim skuadrave etiketën e favorites, do të prisja që të shihej si evoluon merkato, duke marrë në konsideratë faktin se në këto orë në Torino kanë mbërritur Di Maria dhe Pogba. Interi në këtë moment është skuadra që është përforcuar më mirë. Romelu është ylli, por më pas kanë ardhur dy lojtarë të mëdhenj si Mikhtarian dhe Asllani”, tha Kostakurta.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Askush nuk është aq budalla sa ta largojë”, Kostakurta flet për Maldinin dhe jo vetëm: Asllani, Interi mori lojtar të madh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook