Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin Peqin-Elbasan. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur. Automjetet dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.
Ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen zjarfikësit dhe ambulanca sakaq po punohet për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet e shkatërruara.