“Mos bëj me hile”, Mane nis stërvitjen e parë me Bajernin duke i dhënë leksion yllit të ri të Gjermanisë

Sadio Mane ka zbritur sot për herë të parë në fushën stërvitore me skuadrën e Bajern Mynih. Futbollisti i cili u transferua nga Liverpuli, është vënë nën urdhrat e Julian Nagelsman për të nisur kështu përgatitjet për këtë aventurë të re në radhët e bavarezëve.

asdasdasdddd

Një aventurë të cilin sulmuesi i Senegalit e përjetoi me mjaft entuziazëm dhe shihej qartësisht se ishte i impenjuar maksimalisht. Ai kreu me përpikmëri të gjitha ushtrimet teksa ndihmohej për përkthim nga zevendëstrajneri Dino Topmëler në gjuhën franceze, me Kimish i cili ndërhynte herë pas here ne anglisht.

Më pas, në ndeshjet e vogla brenda grupit, sulmuesi tregoi menjëherë se është në formë duke shënuar si në sfidat me porta të vogla, ashtu edhe me porta të mëdha. Ndërsa në fund, i dha një leksion të vogël futbollistit të përfaqësueses gjermane, Xhamal Musiala, i cili nuk po kryente siç duhej pompat që duhej të bënin futbollistë e ekipit humbës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Mos bëj me hile”, Mane nis stërvitjen e parë me Bajernin duke i dhënë leksion yllit të ri të Gjermanisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook