Halili dhe Shehi takim “kokë më kokë”, tema e diskutimit mes presidentit dhe trajnerit të Tiranës ishte…

E premtja ka qenë dita që bardheblutë janë kthyer në stërvitje. Trajneri Orges Shehi ishte i pari që mbërriti në “Skënder Halili” dhe më pas gjithë të tjerët.

SHEHI HALILI

MBLEDHJA – Trajneri Orges Shehi ka zhvilluar një mbledhje 30-minutëshe me skuadrën. Ai ka qenë i qartë për ndeshjen që do të zhvillohet në Tiranë. Në fillim u fol për sfidën e kaluar ku u prekën problemet, ndërsa Shehi kërkoi përqendrim dhe mospërsëritje gabimesh. Më pas u kalua te taktika e ndeshjes së dytë.

STËRVITJA – Shehi zbriti skuadrën në fushën e lojës. I vetmi që nuk u stërvit ishte Filip Najdovski, i cili qëndroi pushim. Titullarët e Dudelanzhit u stërvitën veçmas në pjesën e dytë të përgatitjeve. Trajneri, nga ana tjetër, vuri rezervat që të luajnë me njëri-tjetrin, ndërsa ra në sy vëzhgimi i imët i mesfushorëve që mund të jenë zëvendësues të Limajt.

HALILI – Në stërvitje ishte edhe presidenti Refik Halili. Ai qëndroi pak me Orges Shehin gjatë stërvitjes, më pas u pozicionua në anësore të fushës. Në fund të stërvitjes, Halili dhe Shehi diskutuan gjatë. Një diskutim që normalisht ka qenë për ndeshjen e së martës. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Me shumë mundësi, nga klubi mund të ketë një goditje në momentet e fundit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Halili dhe Shehi takim “kokë më kokë”, tema e diskutimit mes presidentit dhe trajnerit të Tiranës ishte…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook