Thika, thupra e rrip për t’i kërcënuar e dhunuar/ Ky është radikalisti që ngujoi familjen në Tiranë, si reagoi gruaja e terrorizuar pas ndërhyrjes së policisë, iu tha fëmijëve…(Foto)

Shtepia E Radikalit Gjergj Laci. 1gif

Një histori e denjë për filmat thriller ajo që ka ndodhur në Tiranë, pranë bregut të Lumit, ku një grua bashkë me dy djemtë e saj ka qëndruar e ngujuar për 6 vite në banesë për shkak të prirjeve radikaliste të kryefamiljarit.

Xherxh (Gjergj) Laçi, 52 vjeç, u arrestua nga policia sot pas denoncimit për kërcënimin, dhunimin dhe ngujimin e bashkëshortes dhe dy djemve 15 dhe 17 vjeç, të cilët nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se kanë qenë familjarët e gruas që kanë denoncuar në polici 52-vjeçarin duke treguar atë që po ndodhte.

Kur policia ka mbërritur në banesën e familjes Laçi, mësohet se gruaja iu ka kërkuar djemve të largohen pas e terrorizuar për atë që mund të ndodhte. Më pas ka qenë ajo vetë që iu ka treguar armët e përdorura nga bashkëshorti dhe dhunën e pësuar për vite me radhë. Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, 52-vjeçari përdorte thikat për t’i kërcënuar, teksa i dhunonte gruan dhe djemtë me thupra e rrip për të mos i lejuar të dilnin jashtë.

Ata jetonin në një shtëpi pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa televizor në kushte të mjerueshme, teksa kryefamiljari që sipas policisë ishte me prirje radikale i kishte izoluar dhe nga drita e diellit, duke i mbyllur dritaret për të mos parë jashtë.

Thika, thupra e rrip për t’i kërcënuar e dhunuar/ Ky është radikalisti që ngujoi familjen në Tiranë, si reagoi gruaja e terrorizuar pas ndërhyrjes së policisë, iu tha fëmijëve…(Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook