Miku i Levandovskit kundër Bajernit të Mynihut: Sa shumë urrejtje e kërcënime!

Tema e transferimit të mundshëm të Robert Levandovskit nga Bajerni te Barcelona vazhdon të marrë një pjesë të madhe të debatit sportiv në Mynih.

levandovski

Polaku parashikohet t’u bashkohet bavarezëve në stërvitje të martën e ardhshme, por nuk përjashtohet as rebelimi i tij ndaj klubit.

Barcelona i ka ofruar 40 milionë euro Bajernit për shërbimet e polakut, por bavarezët kanë refuzuar çdo ofertë në adresë të yllit të tyre.

Përplasja mes Bajernit dhe sulmuesit të vet mund të marrë një rrjedhë tjetër, nëse polaku refuzon të dalë në stërvitje.

Ndërkaq, një nga personat më të afërt të Levandovskit, Tomek Zavislak, ka kritikuar Bajernin për mënyrën se si po e menaxhon situatën.

“Leva nuk e ka menduar kurrë të braktisë stërvitjen, – tha ai për Bild, – por ai ka marrë kërcënime pa fund për vendimin për të ndryshuar skuadër. Kam vënë re shumë urrejtje.

Përgjegjësi ka edhe Bajerni. Është e vërtetë se nuk ka asnjë lojtar më të madh se klubi, por nga ana tjetër, nuk ka asnjë klub më të madh se jeta e një personi”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Miku i Levandovskit kundër Bajernit të Mynihut: Sa shumë urrejtje e kërcënime!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook