FOTO/ Klop vendosi të qëndronte, tifozët e Liverpulit shpallin Mbretëreshë gruan e trajnerit gjerman

Liverpuli arriti finalen e Ligës së Kampionëve, pas triumfit me shifrat 2-3 përballë Vijarealit dhe kjo gjë i ka lumturuar pafund tifozët anglezë, sa që i kanë bërë një tjetër dedikim të veçantë trajnerit të tyre, Jurgen Klop.

ula klop

Gjermani rinovoi sërish kontratën me “Të Kuqtë”, duke qenë tekniku i tyre deri në vitin 2026 dhe për këtë u shpreh se ishte falë të shoqes së tij që donte të qëndronte në Angli dhe për shumë vite të tjera.

“Kontrata më e rëndësishme që kam firmosur në jetë është ajo me gruan time, Ulan. Dhe kjo filloi sërish me atë. Ne ishim ulur në kuzhinë dhe ajo më tha ‘Nuk e mendoj të largohem nga këtu në 2024’ dhe unë iu ktheva ‘Më fal?’. Pse u bë kjo pyetje tani? Sepse Ula donte që të qëndronim. Dhe çfarë bën një burrë i mirë kur një grua do të qëndrosh? Ti qëndron! Kjo nuk është e vetmja arsye por një nga ato”, ishin fjalët e Klop.

jurgen ula klop

Këto fjalë duket se kanë bërë që bashkëshortja e teknikut gjerman, t’i fitojë zemrën e tifozëve anglezë, të cilët pas sfidës kishin dalë me një banderolë që shkruhej: “Ula Klop për Mbretëreshë”. Në foto shihej dhe vetë trajneri gjerman, Klop, duke qeshur.

klop

ula klop

Arena e Lajmit


FOTO/ Klop vendosi të qëndronte, tifozët e Liverpulit shpallin Mbretëreshë gruan e trajnerit gjerman

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook