EKSKLUZIVE/ Futbollisti polivalent del lojtar i lirë, nis “flirtin” me Partizanin. Zbulohen prapaskenat

Esat Mala u transferua te Partizani në verën e vitit 2021 për shifrën e 100 mijë eurove, por aventura në klubin turk u ndërpre shpejt. Brenda disa javësh, Mala u kthye te Partizani në formën e huazimit për një vit.

ESAT MALA

Në sezonin e shkuar ai vazhdoi të jetë një lojtar kyç për skuadrën dhe titullar i padiskutueshëm me Dajën, por edhe më pas për Mehmetin.

Gjithsesi, Malës iu desh që me mbylljen e sezonit të largohej menjëherë drejt Turqisë, për t’iu bashkuar klubit të Giresunspor, që zotëronte kartonin e tij.

Por burime për “Panorama Sport” konfirmojnë se Giresunspor nuk e ka pasur në planet e së ardhmes Malën dhe ka gjetur akordin me lojtarin për të ndërprerë kontratën me marrëveshje.

Kështu, 23-vjeçari ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vijuar karrierën. Ofertat për dardanin janë disa, teksa një nga mundësitë është edhe rikthimi te Partizani.

PRAPASKENA ME “DEMAT” – Partizani natyrshëm e ka në listën e dëshirave Malën, por duket se për momentin po qëndron në status pasiv.

Shkaku i këtij hezitimi është njëfarë hatërmbetje e drejtuesve në lidhje me sjelljen e Malës në fund të sezonit.

Ata kërkonin që 23-vjeçari të shprehte vullnetin për të luajtur për Partizanin në ndeshjet e Europës dhe në momentin kur kjo nuk ndodhi, marrëdhënia ka pësuar një krisje.

Gjithsesi, pas daljes si lojtar i lirë, palët kanë kontaktuar me njëra-tjetrën dhe janë informuar me pretendimet e tyre.

Mala është i gatshëm të dëgjojë ofertën e Partizanit, me të kuqtë që ende nuk e kanë hartuar një të tillë, të shtyrë edhe nga lojtarë të tjerë që janë në bisedime me të kuqtë.

NË PRITJE – Nga ana tjetër, Mala gjithashtu nuk do të ishte i gatshëm t’i jepte një përgjigje direkte Partizanit.

Burime për gazetën bëjnë me dije se ai ka një opsion transferimi po në Turqi dhe po pret mbylljen e negociatave. Më pas ai do të shqyrtojë ofertat brenda vendit.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Futbollisti polivalent del lojtar i lirë, nis “flirtin” me Partizanin. Zbulohen prapaskenat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook