Ka ndërruar jetë në një aksident në SHBA një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Petrit Marku. Marku ka humbur jetën në një aksident automobilistik, pasi makina e tij është përplasur me një tjetër mjet dhe ka dalë nga rruga.
Sipas mediave të huaja, 51-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Ford” kur është përplasur me një kamion gjysmë rimorkio, e si pasojë të dy mjetet kanë rënë poshtë argjinaturës në të dy anët e autostradës.