Britani e Madhe, trotuari inteligjent, që kthen hapat e njerëzve në energji

Thumbs B C E63e011571c35b6f6c86731e60a15af8

Telford, një qytet në Britaninë e Madhe ka instaluar një trotuar inteligjent, që gjeneron energji nga hapat e njerëzve dhe kjo aq sa për të karikuar falas telefonat, njoftuan mediat lokale.

Këshilli i Telford dhe i Wrekinit, në Shropshire, ka nisur projektin e ndërtimit të trotuari të teknologjisë së lartë i cili u mundëson njerëzve të karikojnë telefonat celularë duke i shndërruar hapat e tyre në energji elektrike.

“Një ekran me energji diellore tregon sasinë e energjisë e cila gjenerohet duke ecur në trotuar të instaluar midis stacionit kryesor të trenit dhe qendrës së Telford”, raportoi gazeta britanike “Metro”.

Trotuari prej gjashtë metrash është pjesë e një projekti prej 4 milionë stërlinash nga kompania ”Telford” dhe ”Wrekin Council” në kuadër të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Këshilltarja Carolyn Healy tha se projekti është i vlefshëm në krijimin e ndërgjegjësimit për gjenerimin e energjisë së pastër dhe një mënyrë argëtuese për të treguar se si mund të gjenerohet energjia.

Britani e Madhe, trotuari inteligjent, që kthen hapat e njerëzve në energji

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook