Raundi i parë i regjistrimeve, “Luarasi” tejkalon pritshmëritë, maturantët: Na solli emri i mirë, garanci për punësim

Luarasi5

Në raundin e parë të regjistrimeve, numri i maturantëve që kanë përzgjedhur universitetin “Luarasi” ka qenë 63% më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Akreditimi maksimal dhe standardi i lartë i mësimdhënies janë dy nga pikat më të forta që kanë afruar maturantët drejt rrugës së dijes pranë këtij universiteti. Shumë e kanë zgjedhur “Luarasin” nga emri i mirë dhe besueshmëria që ka në arsimin e lartë privat në vend.

Një numër i lartë maturantësh kanë zgjedhur të vazhdojnë rrugëtimin akademik në fakultetin më të ri pranë universitetit “Luarasi”, përkatësisht në tre programet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Infermieri, Farmaci dhe Stomatologji.

Dekanët e katër fakulteteve të “Luarasit” përkatësisht drejtuesit e Fakultetit të Drejtësisë, fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit tregojnë se maturantët që janë regjistruar në këtë fazë në raundin e parë, kanë një mesatare të lartë. Kjo dëshmon qartë nivelin elitar të universitetit ‘Luarasi’, diploma e të cilët është një urë e sigurt drejt tregut të punës.

Dekanët e universiteti “Luarasi” u bëjnë thirrje maturanteve studentëve që në dy raundet në vijim, të regjistrohen në “Luaras”, pasi dhe kuotat janë të limituara.

Arena e Lajmit

Raundi i parë i regjistrimeve, “Luarasi” tejkalon pritshmëritë, maturantët: Na solli emri i mirë, garanci për punësim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook