Kuman ndryshon mendje për firmën me Levandovskin: Do t’i bëjë punë Barcelonës

Ishin ditët e fundit të qershorit kur ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, jepte një deklaratë të fortë në lidhje me përpjekjet e katalanasve për të firmosur me Robert Levandovskin.

kuman

Ai nënvizonte se Barcelona nuk duhet të bënte çmenduri për një lojtar në moshë si polaku. Por pa kaluar dy javë nga qëndrimi i tij, trajneri holandez ka ndryshuar mendim, duke përkrahur klubin për të firmosur me sulmuesin polak.

Sipas tij, afrimi i yllit të Bajernit do t’i jepte një hov sulmit të Barcelonës dhe do ta kthente skuadrën e Ksavit në një pretendente serioze në La liga.

Deklarata e Kumanit ka ardhur gjatë organizimit të një turneu golfi për bamirësi, ku mes të ftuarve të shumtë të holandezit kanë qenë dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, si dhe ish-trajneri i katalanasve, Pep Guardiola, të gjithë dashamirës të golfit. Duke përfituar nga rasti, Kuman ka folur për një sërë çështjesh që prekin Barcelonën.

Ai është ndalur dhe te merkatoja e klubit, duke mirëpritur Levandovskin në klub.

“Nuk ka asnjë dyshim se unë i dua dhe i uroj më të mirën Barcelonës. Do të isha i lumtur të shihja të firmosnin me lojtarët më të mirë të mundshëm. Të gjithë e dimë, e kam thënë edhe herë të tjera se Barça ka nevojë për blerje për t’u përmirësuar edhe më shumë. Nga ana tjetër, e kemi të qartë se situata financiare nuk është ndër më të mirat.

Sa për Levandovskin, mund të them se Barcelona gjithnjë tenton të firmosë me lojtarët më të mirë. Ai është një ndër më të mirët.

Nëse Leva do të vijë në Barcelonë, do t’i japë një hov cilësor klubit”, ka thënë Kuman. Trajneri holandez ka vlerësuar edhe sforcot që po bën presidenti Laporta për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

“Presidenti po bën më të mirën për të ndryshuar faqen e klubit. Ai gjithashtu e di se situata është e ndërlikuar, por po mundohet ta menaxhojë sa më mirë. Marrëdhëniet tona? Ato janë normale. Kemi pasur problemet tona, por mendoj se ato i takojnë së shkuarës”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Kuman ndryshon mendje për firmën me Levandovskin: Do t’i bëjë punë Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook