Idriz Batha po kalon një moment të mirë me fanellën e ATA Arad.
Ish-mesfushori i Tiranës dhe i Partizanit ka shënuar gol ditën e sotme në miqësoren që skuadra rumune ka zhvilluar ndaj një ekipi tjetër rumun, si Ripensia Timishoara, ku ekipi i Erjon Hoxhallarit dhe i Idriz Bathës fitoi me rezultatin 2-1.
Goli i Bathës erdhi në barazimin e përkohshëm 1-1 në minutën e 39′.
Fitorja u vulos në minutën e 42′ me Miçuleskun, i cili përmbysi golin e ekipit Ripensa Timishoara me autor Piftor në minutën e 20′.
Kjo ishte miqësorja e katërt për UTA Arad, ku 2 i ka fituar, 1 ka barazuar dhe 1 ka humbur.
Në sezonin e kaluar 30-vjeçari është aktivizuar sezonin e kaluar në kampionat me fanellën e UTA Arad në 35 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…