Regjisori, Edmond Budina në një intervistë në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ është shprehur se sot ka një opozitë reale.
“Nuk mund të them që kjo opozitë nuk ka mëkate. Kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht. Qeveria është e keqja e këtij vendi. Protestat duhet të jenë të fuqishme.”, tha ai.
I ndalur tek protesta e thirrur nga kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta ai tha se qeveria Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi dhe se sipas tij opozita e vërtetë është ajo që lufton deri në fund për kauzat.
“Përçarja ekziston vetëm tek deputetët dhe ata që janë futur në parlament pa meritë. Për grupin e Bashës, një pjesë e tyre janë atje pa meritë, nuk kanë bërë asgjë në këto 8 vite. Le të dalin në bazë të përplasen me njerëzit dhe të shohin se si do t’i presin. Kam parë që bëjnë shfaqje me këto komisione parlamentare. Përse nuk shkojnë të denoncojnë në SPAK dhe të përplasen me qeverinë. Jo nuk shkon më me fjalë”, u shpreh ndër të tjera Budina.
Arena e Lajmit