Kukësi gjen fajtorët e sezonit të kaluar, “dalje” 7 lojtarëve të huaj

Kukësi gjen fajtorët e dështimit të sezonit të kaluar.

Kukesi

Mesa duket, janë të huajt. Verilindorët u kanë bërë “dalje” të gjithë lojtarëve nga vendet e tjera që kanë pasur në skuadër përgjatë vitit që sapo lamë pas, duke mbajtur vetëm golashënuesin e skuadrës, kroatin Edi Basha.

Nuk bëhet fjalë për pak, po plot shtatë futbollistë, mes të cilëve disa titullarë dhe të tjerë që nuk patën shumë hapësira.

Bëhet fjalë për Pablo de Lukas, Filip Gligorov, Artiom Puntus, Alija Kërniç, Luka Milunoviç, Kreshnik Bahtiri dhe Vitor Feizhao, me këtë të fundit që e ka dërguar për huazim te Shakhtar Soligorsk për të përfituar 50 mijë euro.

Për të mos mbajtur barrën e rëndë financiare për pagat, edhe pse disa lojtarë ishin ende nën kontratë, klubi për fat të mirë arriti të mbyllë me konsensus marrëveshjet, duke u liruar kështu përfundimisht.

I vetmi që arriti të qëndrojë në Kukës edhe për këtë sezon ishte sulmuesi i krahut, Edi Basha.

Kroati ishte edhe një dëshirë e trajnerit Skënder Gega për ta mbajtur në ekip, duke parë paraqitjet e tij sezonin e kaluar dhe pritshmëritë që tekniku ka për të këtë sezon.

LARGIMET – Megjithatë, largimeve nuk u kanë shpëtuar as shqiptarët, me listën që vijon të jetë e gjatë. Nisi me sulmuesin Vasil Shkurtaj, që nuk ishte më në planet e klubit, për të vijuar më pas me mbrojtësin Kristi Marku dhe portierin Dashamir Xhika.

Për Jorgo Pëllumbin nuk u gjet dot një marrëveshje për të qëndruar edhe një sezon pas huazimit, ndërsa i larguar është edhe Bruno Lulaj, pasi i përfundoi kontrata dhe nuk pati më pas një rinovim të saj.

I fundit që mbylli bashkëpunimin ishte Zenel Gavazaj, i cili nuk pati shumë hapësira me skuadrën sezonin e kaluar. Për të mos llogaritur këtu edhe dy elbasanasit, Ardit Hila dhe Emiljano Musta, që e mbyllën me klubin ende pa përfunduar sezoni. Në njëfarë mënyre është bërë një reformë e thellë për këtë vit, pasi në total numri i të larguarve nga sezoni i kaluar shkon në 15, ku një pjesë e mirë kanë qenë edhe titullarë. Disa u ndanë me klubin pa ardhur mirë trajneri i ri në skuadër, siç ishte rasti i De Lukasit apo edhe i Hilës me Mustën.

MERKATO – Duke parë gjithë këto largime, shpresat e klubit kanë mbetur te merkatoja, ku edhe pse deri më tani janë afruar nëntë futbollistë, sërish në klub mendojnë se ka nevojë për disa ndërhyrje të tjera, pasi mungojnë alternativat. Sytë ndërkohë janë hedhur edhe te moshat e klubit, aty ku Gega po përpiqet të përzgjedhë elementë që do të ndihmonin shumë skuadrën për këtë sezon.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Kukësi gjen fajtorët e sezonit të kaluar, “dalje” 7 lojtarëve të huaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook