U takua me Ronaldo “Fenomenin” në plazhet e Ibizës, ish-sulmuesi i kombëtares angleze: Ai as nuk e dinte se kush isha…

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze të futbollit, Piter Krauç, është një nga personazhet e botës së sportit që merr gjithmonë një vëmendje të madhe nga mediat.

Collage Maker-09-Jul-2022-12.44-PM

Në një intervistë së fundmi të dhënë për “Daily Mail”, 41-vjeçari tregoi eksperiencën kur takoi për herë të parë ish-legjendën e Brazilit, Ronaldo “Fenomenin”.

“Isha me pushime në Ibiza dhe e pashë në plazh. Ai ishte i zënë duke pirë birrë. Ajo që vura re ishte se kishte dhe një tavëll, të cilën Ronaldo e balanconte me bark. Kur pija i mbaroi, supermodelja që ishte me të u çua dhe i dha një tjetër. Ishte një mundësi e mirë dhe unë u prezantova”, ishin fjalët e para të Krauç.

Më pas ai shprehet: “Po shpresoja që ai të përgjigjej: ‘Ti je Krauç’. Në fakt, mendoj se ai nuk e kishte as idenë më të vogël se kush isha unë. Kështu që bëra një foto me të dhe u largova”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

U takua me Ronaldo “Fenomenin” në plazhet e Ibizës, ish-sulmuesi i kombëtares angleze: Ai as nuk e dinte se kush isha…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook