Finalja historike e Ligës së Konferencës/ UEFA, biletat më të lira se ato që vendos FSHF

Shpeshherë është bërë temë diskutimi çmimi i biletave për ndeshjet e Kombëtares apo edhe për ndeshje të caktuara, si finale Superkupe, organizon që Federata Shqiptare e Futbollit. Për të kuptuar se ku jemi, mjafton të bëjmë një krahasim të vogël me çmimet e biletave të aktivitetit që do të mbahet këtë muaj.

conference-league-air-albania-e1607006118859

Më 25 maj, në Tiranë, do të zhvillohet një nga eventet më të mëdha futbollistike për Shqipërinë, siç është finalja e Ligës së Konferencës. Ekipe si Roma, Fejnordi, Marseja apo Lestëri janë në garë për një vend në finale e cila do të zhvillohet në “Air Albania”. Spektakli nuk do të mungojë, pasi dihen cilësitë e këtyre klubeve në arenën europiane.

Nëse një tifoz i futbollit ka dëshirë që të ndjekë nga shkallët e stadiumit këtë finale, do të hasë një çmim bilete që varion nga 30 euro më e lira deri në 125 euro më e shtrenjta. Edhe pse nuk kanë dalë akoma në shitje, këto çmime i ka zbuluar zyrtarja e FSHF-së, Edlira Jaupaj, në një emision sportiv pak ditë më parë.

Ndërkohë që paradoksi dhe çudia më e madhe është se në një ndeshje të Kombëtares, po marrim përballjen kundër Polonisë, kemi pasur çmime më të kripura, aq sa një biletë shkonte edhe deri në 180 mijë lekë ose 150 euro, ndërkohë një finale historike mund ta ndjekim me një çmim bilete më të ulët. Për të përmendur edhe ndeshjen e fundit kundër Gjeorgjisë, që çmimet e biletave ishin tepër të larta, duke parë edhe rëndësinë e këtij takimi, që për më tepër ishte një takim miqësor. Por ky është një fenomen që nuk është hasur vetëm në ndeshjet e fundit, por ka kohë që ekziston, aq sa në çdo ndeshje të Kombëtares, FSHF sfidon tifozët me çmime të kripura biletash.

Shqiperi-Poloni

Çmimet e tyre janë një politikë e gabuar dhe në kushtet ekonomike të realitetit shqiptar sot, sigurisht që kjo ka vend për shumë diskutim dhe është një temë nga e cila duhet reflektuar edhe për të ardhmen. Duhet të ketë një limit për këto çmime dhe nuk mund të përfitojnë nga to. Nëse kjo nuk ndryshon, pakënaqësitë nga ana e tifozëve do të vazhdojnë të rriten dhe nga ana tjetër nuk mund të kërkojmë që të na mbushen stadiumet çdo ndeshje.

Arena e Lajmit


Finalja historike e Ligës së Konferencës/ UEFA, biletat më të lira se ato që vendos FSHF

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook