Lëvizje surprizë në merkato, mbrojtësi i Kombëtares, Herdi Prenga, ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e Kisvardës, ku zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke u zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të kampionatit dhe është prezantuar te Budapest Honved, Prenga ka ndryshuar skuadrën, por jo kampionat.
Vlen të theksohet fakti se me Budapest Honved aktivizohet edhe Albi Doka, që iu bashkua këtij klubi në merkaton e janarit. Për sa i përket Prengës, 27-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Gjatë prezantimit ai është shprehur me këto fjalë: “Jam këtu për të ndihmuar ekipin të arrijë rezultatet më të mira të mundshme.
Honved është një klub i rëndësishëm dhe me ambicie serioze, kam folur gjithashtu me drejtorin sportiv e trajnerin dhe më pëlqeu ajo që ata përshkruan, ndjeva se ata mbështeteshin tek unë dhe isha i lumtur që firmosa këtu. Doja të qëndroja në Hungari, luaj në një ekip të mirë dhe ndiej se mora vendimin e duhur kur zgjodha Honvedin”, ishin fjalët e mbrojtësit, që është grumbulluar edhe së fundmi me ekipin kombëtar.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…