Pas protestës që mbajti sot Partia e Lirisë para inceneratorit të Tiranës, vjen një reagim nga Ilir Meta.
Ky i fundit ka shprehur falënderime për pjesëmarrësit në protestë, ndërsa paralajmëron se ora e drejtësisë po afron.
MESAZHI I METËS
Falenderim të përzemërt për të gjithë qytetarët e Tiranës që morën pjesë sot në protestën kundër vjedhjes shtetërore me inceneratorët. 558 ditë pas denoncimit të kësaj afere të errët dhe mafioze, qytetarët kërkojnë drejtësinë e munguar. Askush nuk mund ti shmanget ndëshkimit. Ora e Drejtësisë po afron.
Arena e Lajmit