Agon Muçolli, vëllai i mesfushorit të Kombëtares, Arbnor Muccoli, bëri ditën e djeshme një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar te klubi i njohur danez, Odense. Futbollisti 23-vjeçar nënshkroi një kontratë katërvjeçare me këtë skuadër pasi i kishte përfunduar kontrata me Kristiansund.
Aventura e Agon Muçollit nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me Odensen, teksa vetëm pak orë me skuadrën e re, i mjaftuan për t’u shndërruar në protagonist. Shqiptari, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa, gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme në miqësoren ndaj Vejles. Në minutën e 76-të, me një gjuajtje të kalibruar nga e majta, Agoni tundi rrjetën.
ตามมาแล้ว 2-3 killer pass สวยมาก เริ่ดนะ OB #odense #nicholasmikelson pic.twitter.com/lzYqN8WYbX
— 𝙗𝙡𝙖𝙘𝙠 𝙘𝙤𝙩𝙩𝙤𝙣 (@trustiie) July 9, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…