“Njoh disa lojtarë te kuqezinjtë”, prezantohet fantazisti i ri i “Djallit”: Kur të thërret një klub si Milani…

Jasin Adli është blerja e re e Milanit. Trekuartisti francez është prezantuar ditën e sotme nga kuqezinjtë teksa ka folur për kanalin zyrtar të klubit ku ka deklaruar se një ekip si Milani nuk mund të refuzohej dot:

ADLI 1

Karriera te Bordo – “Është një nder i madh të luash në një nga klubet më të mira në botë, më të mirët në Itali. Sigurisht që sezoni i kaluar me Bordonë ishte i komplikuar, tre vitet e fundit kanë qenë të vështira duke pasur parasysh që kam ardhur në kohë të vështira për klubin. Por kjo më ka ndihmuar të rritem si njeri.”

Milani – “Kur të thërret një klub si Milani, nuk ka rëndësi se cilët lojtarë janë atje, dëshiron të luash në atë klub. Megjithatë, është një avantazh i madh të kesh lojtarë francezë ose ata që flasin gjuhën time. Milani është më i madh se çdo gjë dhe gjithçka që doja ishte të arrija te ky klub i madh.”

Balo-Ture dhe Menjo – “Kam qenë në akademinë e PSG-së me Balo-Ture dhe Menjo. Majk është pak më i madh se unë, kështu që e kam parë të luajë për një kohë të gjatë. Me Balo-Turenë  njihemi pak, por këtu mund të njihemi edhe më mirë. Është një mënyrë e shkëlqyer për të luajtur me djem të tjerë parizien.”

Champions-i – “Të luash në Champions është ëndrra ime që në fëmijëri. Kur nis karriera jote profesioniste, të gjitha ëndrrat janë që të luash në Champions.”

Sezoni i kaluar i Milanit – “Sezonin e kaluar i kam parë të gjitha ndeshjet e Milanit. Shumë lojtarë janë rritur si Leao, Teo Hernandez, por unë mendoj se forca e ekipit ishte puna në grup. Kjo është ajo që bëri diferencën sezonin e kaluar. Me Kalulunë kam luajtur me të rinjtë e Francës.”, përfundoi 21-vjeçari.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Njoh disa lojtarë te kuqezinjtë”, prezantohet fantazisti i ri i “Djallit”: Kur të thërret një klub si Milani…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook