“Ti se ke kurrë këtë trup, bullicë!”/ Elita Rudi i përgjigjet komenteve negative përmes një videoje

Moderatorja Elita Rudi iu është kundërpërgjigjur të gjitha komenteve negative dhe akuzave për photoshop nga ndjekësit.

Ajo publikoi një video në Instastory ku krahas një videoje të saj, ka vendosur edhe dy komente të bëra nga dy ndjekës.

“Komplet photoshop, ti kurrë se ke këtë trup, bullica”, “Full photoshop, trupin nuk e ke kaq të hollë kurrë sepse të shoh çdo ditë”- thuhet në komentet që ajo ka vendosur të bëjë publike.

Ndërkohë në videon e ndarë në llogarinë e saj, Elita shfaqet e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një bluze të shkurtër, duke treguar këshu barkun e tonifikuar.

 

Ajo e ka shoqëruar videon me këngën e Beyonce, të titulluar “Pretty Hurts”, këngë e cila flet gjithashtu për paragjykimet ndaj grave për pamjen e jashtme.

 

“Ti se ke kurrë këtë trup, bullicë!”/ Elita Rudi i përgjigjet komenteve negative përmes një videoje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook