Ndaj Ajaksit luan edhe Kallaku, Lokomotiva e 7 shqiptarëve mundet nga holandezët në miqësore

Lokomotiva Zagreb ka luajtur sot një miqësore luksi në përgatitjet për sezonin e ri, pasi përballë ka pasur skuadrën e Ajaksit, kampione e Holandës. Ekipi kroat, në radhët e të cilit ishin 7 futbollistë shqiptarë të gatshëm për duelin e sotëm, është mundur me shifrat 3-0 nga gjigandët holandezë, të cilët dominuan sfidën.

asdasdasd

Dy futbollistët e Kombëtares A, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj e nisën ndeshjen si titullarë, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Sherif Kallaku, i cili pat mundësinë që për disa minuta të luante kundër gjigandëve holandezë. Ndërkohë, Art Smakaj i përfaqësueses U21 të Kosovës luajti gjithashtu në pjesën e dytë për skuadrën kroate.

Në stol ishin edhe Albion Marku, Indrit Tuci dhe Hajdin Salihu, të cilët nuk u aktivizuan në këtë miqësore ndaj skuadrës së njohur holandeze.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Loading…

Ndaj Ajaksit luan edhe Kallaku, Lokomotiva e 7 shqiptarëve mundet nga holandezët në miqësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook