Tani është zyrtare, Erling Haland te Mançester Siti do të mbajë veshur fanellën me numrin 9.
Sulmuesi norvegjez do të ketë numrin tipik “9” të qendërsulmuesit, numër që e la Gabriel Zhezus, i cili u transferua te Arsenali në këtë sesion të merkatos verore.
Këtë detaj e ka zbuluar vetë klubi nga Mançesteri me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” ku sulmuesi 21-vjeçar shihet duke pozuar me fanellën me numrin 9.
Në sezonin që përfundoi me fanellën e Borusias së Dortmundit në Bundesligë, Erling Haland u aktivizua gjithsej në 24 ndeshje duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 7 asiste për shokët e skuadrës.
It’s official! 9️⃣🤩@ErlingHaaland | #ManCity pic.twitter.com/XR1KTub0sZ
— Manchester City (@ManCity) July 9, 2022
Our new number 9️⃣🇳🇴#ManCity pic.twitter.com/18QLMIq4lC — Manchester City (@ManCity) July 9, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…