Ecte me shpejtësi skëterre deri në 200 km/orë, si ra në pranga i riu shqiptar në Belgjikë

Https Static.nieuwsblad.be Assets Images Upload 2022 11 09 A66ba109 84ad 406a 8a51 2eca2584f90e

Një refugjat shqiptar që ka rënë në prangat e policisë belge, pasi bënte gara shpejtësie. Mediat belge raportojnë se shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë me shpejtësi skëterrë, deri në 200 km në orë.
Shoferi shqiptar pas një gare të çmendur me policisë, u arrit të ndalej në Groot-Bijgaarden.

Policia lokale ka marrë një sinjal në rrjetin e kamerave ANPR për një automjet të sinjalizuar rreth orës 19:00 të së dielës në mbrëmje që ecte me shpejtësi të madhe. Gjysmë ore pas denoncimit, një makinë patrulle ka pikasur mjetin kur shoferi ka dalë nga parku industrial Mechelen-Zuid dhe ka hyrë në autostradën E19, në drejtim të Brukselit.

“Kur kolegët tanë ia bënë të qartë shoferit gjatë ndjekjes se duhej të ndalonte, ai nuk u përgjigj dhe vijoi të ecte me shpejtësi. Shoferi rriti shpejtësinë e tij, duke shtypur rregullisht pedalin e gazit në më shumë se 200 kilometra në orë. Gjatë ndjekjes, 23-vjeçari shqiptar ka vënë në rrezik edhe një shofer tjetër për shkak të shpejtësisë së mjetit.”, shpjegoi kryeinspektori.

Shoferi 23-vjeçar, pas ndjekjes u arrestuar dhe është dërguar në komisariatin e Mechelen për hetime të mëtejshme.

Ecte me shpejtësi skëterre deri në 200 km/orë, si ra në pranga i riu shqiptar në Belgjikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook