Pamjet tronditëse që shihni vijnë nga Spitali i Traumës, atje ku prej 3 muajsh qëndron në shtratin e spitalit një 22-vjeçare nga Kenia, e cila është dhunuar barbarisht nga persona ende të paidentifikuar. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet e reja, që me herët ka qenë në koma, në spital, ndërsa sot nuk arrin të ngrihet nga vendi dhe ndodhet në gjendje shëndetësore.
Familjarët e saj kanë kërkuar që vajza, e cila punonte në një kazino në Tiranë, të transferohej për mjekim të specializuar jashtë vendit. Ndërkohë që pritet transferimi i saj jashtë vendit, në një spital të specializuar.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se vajza i ishte ankuar nënës së saj para se të ndodhte ngjarja se një person, të cilin e njihte, e përndiqte. Ndërkohë që grupi hetimor dyshon se ky person mund të fshihet pas ngjarjes.
Arena e Lajmit