VIDEO/ Përmbysje epike e Realit ndaj Sitit, skuadra e Ançelotit shkon në finalen e Ligës së Kampioneve

Real Madrid ka siguruar finalen e Ligës së Kampioneve me një sukses me përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Mançester Sitit.

real madrid - mancester siti

Pas fitores 4-3 të Sitit në ndeshjen e parë, Reali duhej të shënonte medoemos, por skuadra e spanjolle nuk ishte aq thumbuese në pjesën e parë, edhe pse luante përballë tifozerisë së vet. Pjesa e dytë ishte më e ndezur dhe në momentin më të mirë të madrilenëve, ishte Siti që shënoi me Mahrez. Më pas, anglezët u kthyen në mbrojtje duke administruar minutat. Kur mendohej që gjithçka kishte mbaruar, Reali gjeti 2 gola në 2 minuta, të 90 dhe të 91 me Rodrigo duke hapur nga e para fatin e kualifikimit dhe çuar takimin në shtesë.

Aty, pas vetëm 5 minutash erdhi edhe goli me penallti i Benzema dhe më pas për skuadrën e Realit u bë gjithçka e thjeshtë pasi administroi me qetësi shifrat 3-1, që i siguruan finalen ndaj Liverpulit.

REAL MADRID 3-1 MANÇESTER SITI
90′, 90’+1′ Rodrigo, 95′ Benzema / 73′ Mahrez

NGJARJET KRYESORE:

120’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Real Madrid që siguron finalen e Ligës së Kampioneve.

105’+3’ Mbyllet pjesa e parë shtesë. Me rezultatin 3-1, Reali kalon në finale.

105’+2’ Rast i pabesueshëm i Sitit. Pas një harkimi në zonë, Foden me kokë nis topin drejt portës por Kurtua devijon për të larguar sferën e më pas Fernandinjo nuk ia del ta çojë në rrjetë.

102’ Që pas golit të shënuar nga Reali, luhet vetëm në gjysmëfushën e madrilenëve me Sitin që kërkon një të çarë për të rrezikuar portën e Kurtua.

95’ GOOOL REAL MADRID. Shënon Benzema me penallti.

94’ Penallti për Real Madrid. Benzema merr topin ë zonë dhe prek para Dias i cili e rrëzon. Orsato jep penallti.

90’+7’ Mbyllet edhe shtesa. Për të caktuar finalistin e dytë do të duhen dy kohë shtesë nga 15 minuta.

90’+1’ GOOOL REAL MADRID! Harkim në zonë i Karvahal dhe Rodrigo me kokë shënon golin e 2-1.  

90’ GOOOL REAL MADRID! Pas një topi të Kamavinga nga thellësia, Benzema kthen topin për Rodrigo i cili barazon shifrat.

87’ Dy gjuajtje radhazi të Grilish nga e majta e sulmit. E para shpëtohet në vijën fatale nga Mendi, ndërsa e dyta devijohet jashtë nga Kurtua.

86’ Predhë e Kanselo nga jashtë zonës, Kurtua shpëton katërkëndorin me një grushtim vendimtar.

73’ GOOOL MANÇESTER SITI! Bernardo Silva gjen hapësirë për të rrezikuar dhe pason për Mahrez i cili nga e djathta lëshon një gjuajtje të pakapshme për Kurtua.

55’ Minutat e parë kanë qenë të gjithë në favor të Realit, që kërkon të shënojë me çdo kusht për të ekuilibruar sfidën. Por tre depërtime radhazi të Vinicius nuk sjellin gjuajtje në portën e Ederson.

46’ E pabesueshme çfarë humbet Vinicius pas një pasimi të artë të Karvahal. Sulmuesi dërgon topin jashtë, edhe pse ishte pak hapa larg portës.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

37’ Vinisius niset për një kundërsulm, por në një përplasje me Uollker, me brazilianin që përfundon në tokë dhe pretendon për një karton të kuq për anglezin.

20’ Bernardo Silva merr një top mjaft të mirë nga De Brujne, me portugezin që lëshon një gjuajtje të fortë drejt portës, po Kurtua reagon shumë shpejt duke i mohuar golin miqve.

8’ Tension mes lojtarët e të dyja skuadrave, me Modriç dhe Laporte, të cilë u kapën keq me njëri-tjetrin. Orsato i ndëshkon të dy lojtarët me karton të verdhë.

4’ Benzema merr një top të bukur nga Karvahal, por tentativa e tij me kokë shkon mbi kuadrat, duke shpërdoruar një mundësi të artë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

REAL MADRID: Kurtua, Militao, Naço, Mendi, Karvahal, Kros, Kasmiro, Modriç, Valverde, Vinisius, Benzema.

Trajner: Karlo Ançeloti

MANÇESTER SITI: Ederson, Dias, Laporte, Uollker, Kanselo, Rodri, De Brujne, Bernardo Silva, Mahrez, Foden, Zhezus.

Trajner: Pep Guardiola

Arena e Lajmit


VIDEO/ Përmbysje epike e Realit ndaj Sitit, skuadra e Ançelotit shkon në finalen e Ligës së Kampioneve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook