Mbledhja e grupit e thirrur nga Alibeaj, zbulohen dy emrat e përfolur për propozimin për President

Alibeaj4

Ditën e sotme në orën 14:00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje me grupin Parlamentar të PD, ku do të diskutohet lidhur me propozimet për emrin e President të ri.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se dy emrat që po qarkullojnë si propozime për President, janë ai i Visar Zhitit dhe Neritan Cekës.

Ish deputet dhe ish ministër i Kulturës, Visar Zhiti është shkrimtar, ish i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, përkthyes, dhe diplomat.

Neritan Ceka është një arkeolog, profesor dhe politikan shqiptar. Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë nga 27 korriku 1997 deri më 18 prill 1998.

Pas mbledhjes së fundit të konferencës së kryetarëve, grupi i Enkelejd Alibeajt vendosi të hartojë një draft që do ta diskutojë me shumicën.

BalkanWeb zbardh draftin e plotë ku parashikohen në detaje kriteret e zgjedhjes së presidentit dhe formula se si duhet të veprohet në çdo raund.

KRITERET PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Mbledhja e grupit e thirrur nga Alibeaj, zbulohen dy emrat e përfolur për propozimin për President

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook