“Lu-La” rikthehet në Milano, Lautaro: Dua të fitoj me Interin!

“Janë kthyer!” Me dy fjalë e ka lajmëruar In teri rikthimin në grumbullim ditën e djeshme të të shumëpriturve Romelu Lukaku e Lauataro Martinez, që u kanë dhënë fund pushimeve dhe i janë bashkuar grupit në qendrën stërvitore të zikaltërve.

LU LA

Ndërkohë që skuadra vazhdon fazën përgatitore me dyer të mbyllura, grupet e tifozëve jashtë kangjellave kanë qenë të shumtë në numër ditën e djeshme për të përshëndetur dyshen e sulmuesve, që jo pak herë i ka bërë të ëndërrojnë.

11 muaj pas stërvitjes së tyre të fundit së bashku, dyshja është bashkuar për të shkruar kapitullin e dytë të historisë së tyre. Në të parin, me 78 golat mes tyre dhe me një kimi në fushë për t’u admiruar, dërguan Interin drejt triumfit, ndërkohë që objektivi është tani një tjetër: të përsëriten, madje edhe të përmirësohen.

Nuk do të jetë e lehtë, por deri në momentin që të flasë fusha, ajo që kanë të dy në dorë është të mbajnë të fortë lidhjen mes tyre. Jo më kot belgu telefonoi të parin Lautaron për të lajmëruar rikthimin e tij, një Lautaro ama më të pjekur këtë herë, që nuk ka ndër mend të qëndrojë nën hijen e Lukakut, por do të përshkojë rrugën e vet.

Në këtë rast sfida do të jetë që këtë rrugë ta bëjnë të dy bashkë, për të mbajtur në shpatullat e tyre Interin dhe për ta dërguar atë drejt titujve.

FJALËT E LAUTAROS – Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Lautaro, që ka folur si lider në një intervistë të shkurtër, ku ka konfirmuar se nuk do të ndalet në realizimin e objektivave të tij.

“Ajo që unë mund t’u siguroj të gjithë tifozëve është që impenjimi im nuk do të mungojë asnjëherë dhe do të jap maksimumin sa herë që do të zbres në fushë.

Këtë më ka mësuar babai im që është model në jetën time. Përulësia është një nga tiparet e mia kryesore, ashtu si puna e palodhur dhe do të përpiqem të korr frytet e saj. Dua të fitoj çdo gjë, me Interin dhe me kombëtaren. Është një Botëror në prag që është ëndrra ime, por tani jam i fokusuar tërësisht te klubi dhe do të bëj gjithçka për të triumfuar në çdo kompeticion”, përfundoi argjentinasi


Loading…

Loading…

“Lu-La” rikthehet në Milano, Lautaro: Dua të fitoj me Interin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook