Sulmuesi i përfaqësueses kosovare, Vedat Muriqi, ishte shumë pranë transferimit te Klub Bryzhi në Belgjikë. Midis kampionëve belg dhe Lacios kishte rënë çdo gjë dakord dhe pritej vetëm firma e 28-vjeçarit.
Gjithsesi çdo gjë dështoi në vizitat mjekësore, gjë që bëri që transferimi i Muriqit te Bryzhi të mos ndodhte.
Kjo gjë duket se e ka nxehur jashtë mase shumë presidentin e Lacios, Lotiton, i cili ka kërcënuar kampionët e Belgjikës te FIFA.
Arsyeja e kësaj ankese është se sjellja e Klub Bryzhit ishte jashtë rregullores dhe se këtu është prishur dhe imazhi i klubit. Nëse kjo çështje përfundon në FIFA dhe klubi italian ja del të fitojë, atëherë Lacio mund të përfitojë dhe një dëmshpërblim monetar.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…