Ka rënë në prangat e policisë greke një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje.
Mësohet se ai ka tentuar pasditen e djeshme të futet në territorin grek, por gjatë kontrollit nga sektori i verifikimit të pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Janinës, rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut.
Ai akuzohet për bashkëpunim në vrasje me dashje.