“A ka mundësi që policia ta fillojë nga kartonët e deputetëve?!”, Braçe shpërthen ashpër pas aksidentit të djeshëm në Tiranë: Ky status është i neveritshëm

44444

Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet ku një 39-vjeçar nën efektin e drogës ka aksidentuar çiftin me fëmijën e tyre tre muaj që po kalonin në vizat e bardha, deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar ashpër duke thënë se kjo ngjarje nuk duhet të harrohet për tre ditë.

Në një video mesazh ai shprehet se policia e shtetit duhet të heqë tabelat që u sigurojnë parkim deputetëve të Kuvendit, të cilat sipas tij i disponojnë “lloj-lloj rrugaçi, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me të cilën ka fituar një status të paprekshmi në rrugë”.

Postimi i plotë:

NA DUHET LIGJSHMERI E BARAZI NE RRUGE!

Dua qe aksidenti i djeshem te mos harrohet brenda tre diteve;

Natyrisht duhet DREJTESI per ate qe shkaktoi dje aksidentin e tmerrshem.

Por duhet te shkojme pertej;

Na duhet ligjshmeri e barazi kur levizim e parkojme ne rruget e ketij qyteti.

VETEM KESHTU VJEN SIGURIA!

Atehere, a ka mundesi qe policia e shtetit te dale e te mbledhe TABELAT qe medemek duhet ti garantojne deputeteve parkim rreth ambjenteve te KRYESISE SE KUVENDIT e SALLES SE SEANCAVE PLENARE, por qe i disponon cdo lloj rrugaci, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me te cilen ka fituar nje status te paprekshmi ne rruge?!

DO JETE NJE AKT I VLEFSHEM PER LIGJSHMERINE E BARAZINE NE RRUGE, SIGURINE E TE GJITHEVE!

“A ka mundësi që policia ta fillojë nga kartonët e deputetëve?!”, Braçe shpërthen ashpër pas aksidentit të djeshëm në Tiranë: Ky status është i neveritshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook