I akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat/ Vijon “saga” për biznesmenin turk në Gjykatë, shtyhet sërish seanca, avokati kërkon dorëheqjen e gjyqtarit

Biznesmeni Turk Faruk Fatih Özer

Vijon saga në gjykatë për biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet se ka fituar 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat.

Ozer ka dalë sot sërish para gjykatës ku pritej të vendosej ekstradimi i tij drejt shtetit turk, por avokati Klodian Skënderi kërkoi dorëheqjen e gjyqtarit Elis Dine.

Për këtë arsye seanca e radhës u shty për në 14 nëntor.

“Ditën e sotme seanca gjyqësore u zhvillua por u shy sërish dhe u caktua më datë 14, ditën  e hënë.

Kjo për shkak se avokati mbrojtës i Faruk Ozer u kërkua zëvendësimi im si gjyqtar dhe u kërkua kohë për të përgatitur konkluzione përfundimtare.

Duke qenë se kjo çështje ka zhvilluar disa seanca, gjykata nuk e ndërpreu shqyrtimin gjyqësor në atë moment, por vlerësoi të vijojë gjykimin.

Zëvendësimi im u kërkua pasi nuk u pranuan nga ana e gjykatës 2 kërkesa nga avokati i Faruk Ozer pasi u vlerësuan si të pabazuara në ligj dhe si një mënyrë për të kërkuar zvarritje e kësaj çështje.

Kërkoi të përktheheshin disa akte që ne nuk i përkthyem me shkrim por u lexuan fjalë për fjalë në seancë. Seanca e radhës, më datë 14 do të drejtohet nga unë dhe prokurori do të japë pretendimet e tij përfundimtare. unë detyrohem të mos shprehem për përfundimin e çështjes pasi nuk mund të marr vendim.

E hëna afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për përjashtimin tim. Nëse do përjashtohem unë largohem dhe me short zgjidhet dikush tjetër”, tha gjykatësi Elis Dina.

Kjo është e disata herë që shtyhet gjyqi ku do të vendoset për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Turku u arrestua më 30 gusht të këtij viti teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje. Një ditë më pas, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit “për shkak të një investimi të rëndësishëm”. Ky njoftim, i vuri ata në alarm, pasi nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre. Më 23 prill 2021, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

Arena e Lajmit

I akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat/ Vijon “saga” për biznesmenin turk në Gjykatë, shtyhet sërish seanca, avokati kërkon dorëheqjen e gjyqtarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook