Ishte një nga më të mirët në sezonin e shkuar, Juventusi tenton rikthimin e mesfushorit në Serinë A

Juventusi po punon me ritme të shpejta në këtë merkato me qëllimin për të ndërtuar një skuadër sa më kualitative për sezonin e ardhshëm ku do të tentohet rikthimi në luftën për titullin kampion. “Zonja” duket se pas transferimeve të Anhel Di Marias dhe Pol Pogba do ta përqendrojë vëmendjen te mesfushori i Arsenalit, Lukas Torreira.

89789

 

26-vjeçari e kaloi sezonin e shkuar i huazuar te Fiorentina ku shënoi 5 gola dhe ra në sy për shkak të paraqitjeve mjaft pozitive me klubin, i cili arriti rikthimin në Europë ku do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës.

Mungesa e akordit mes Fiorentinës dhe klubit anglez për blerjen e tij përfundimtare, ka bërë që të hyjë në garë edhe Juventusi, teknikun Masimiliano Alegri që e konsideron si një zgjedhje optimale për mesfushën, i shtyrë edhe nga klubi londinez që ia ka propozuar bardhezinjve kartonin e Torreirës.

“Zonja” ka filluar nga puna për transferimin e uruguaianit dhe pritet që palët të takohen për të biseduar në ditët e ardhshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ishte një nga më të mirët në sezonin e shkuar, Juventusi tenton rikthimin e mesfushorit në Serinë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook