Shpërndanin drogë, arrestohen 3 persona në Sarandë

Policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributors”, ku janë goditur 3 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis në Sarandë. Policia ka bërë me dije janë  arrestuar 3 shtetas.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se disa shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Sarandës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Distributors”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: – K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, të tre banues në Sarandë”, njofton policia.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndanin drogë, arrestohen 3 persona në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook