Alibeaj diskutime me grupin e PD për zgjedhjen e Presidentit për gati 3 orë. Ja deputetët që mungonin

Grupi I Pd Ne Seli 31 Mars (4)

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thirri sot në orën 14:00 një mbledhje të deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, e cila vijoi për gati 3 orë.

Nga 52 deputetë që ka grupi parlamentar demokrat, 21 deputetë ishin të pranishëm, ndërsa deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë konfirmuar bojkotimin e mbledhjes.

Të kontaktuar nga BalkanWeb, deputetët e Komisionit të Rithemelimit konfirmuan se nuk do të bëhen pjesë e “këtij teatri”, siç e quajtën ata mbledhjen e thirrur nga Alibeaj.

Një ditë para mbledhjes ai u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.

“Duke shpresuar të keni kaluar sa me mire ne fundjave, po ju shkruaj per mbedhjen e radhes se grupit. Sic u bisedua, ju lutem gjeni bashkelidhur dokumentin, ku jane sintetizuar me kujdes diskutimet qe beme ne mbledhjen e fundit, si dhe mendimet e derguara me email nga disa prej jush. Vini re ju lutem qe dokumenti eshte ende draft, dmth eshte i hapur per t’u permiresuar, korrigjuar dhe shtuar per mbledhjen e neserme. Po jua dergoj qe sot me qellim qe secili prej jush te kete mundesi efektive per ta analizuar dhe per te kontribuuar ne permiresimin e tij”, thuhet në emailin e shpërndarë mbrëmë nga Alibeaj.

Në mbledhjen e fundit të thirrur nga Alibeaj rezultoi se 22 deputetë ishin të pranishëm, ndërkohë që 17 të tjerë janë pozicionuar me Komisionin e Rithemelimit dhe pjesa tjetër nuk janë pozicionuar me asnjërën palë.

Deputetët e pranishëm

Deputetët që mungojnë

1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
16.Ina Zhupa
17.Kasem Mahmutaj

18. Lulzim Basha

19. Grida Duma

20. Agron Gjekmarkaj

21. Flutura Acka

22. Alfred Rushaj

23. Xhelal Mziu

24. Helidon Bushati

25. Greta Bardelli

27. Fation Veizi

28. Tomor Alizoti

29. Zef Hila

30. Ramadan Lika

31. Jorida Tabaku

32. Ervin Salianji

 

Alibeaj diskutime me grupin e PD për zgjedhjen e Presidentit për gati 3 orë. Ja deputetët që mungonin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook