Arsenali duket shumë aktiv në këto ditë të para të merkatos, ku pas transferimit të Gabriel Zhezus nga Siti, londinezët duket pranë një tjetër goditje e cila pritet të jetë ish-mesfushori i Milanit, Lukas Paketa.
Sipas raportimeve nga “Goal” klubi angelz pritet të konkretizojë gjatë këtyre ditëve ofertën zyrtare për Lionin ku aktivizohet 24-vjeçari, me klubin francez që është i hapur ta lërë brazilianin të largohet në rast të një ofertë të kënaqshme.
Dëshira e futbollistit i cili është i prirur drejt kësaj aventure të re në Angli do të jetë vendimtare, me Arsenali që po kërkon ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për ta vendosur brazilianin nën urdhrat e teknikut Arteta.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…