VIDEO/ Dudelanzh mbërrin në Tiranë, shikoni ku janë akomoduar kampionët e Luksemburgut

Dudelanzh mbërriti ditën e sotme në Tiranë, teksa të martën do të përballet me bardheblutë e Orges Shehit, në sfidën e kthimit të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Luksemburgasit triumfuan me rezultatin 1-0, në duelin e parë të zhvilluar para 1 jave.

Dudelanzh

Ekipi i Dudelanzhit ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook“ një video ku shfaqen lojtarët duke zbritur nga autobusi i skuadrës, për t’u akomoduar më pas në hotelin “Mak Albania”, pranë stadiumit “Air Albania”. Ditën e hënë, miqtë do të zhvillojnë edhe stërvitjen zyrtarë në kryeqytet, teksa në orën 20:00 do të startojë ndeshja e shumëpritur.

“Mbërrijmë të sigurtë në Tiranë”, shkruhet në postimin e klubit luksemburgas. Ngelet të mësohet me mjaft interes se cila do të jetë skuadra që do të festojë mbrëmjen e së martës, në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Dudelanzh mbërrin në Tiranë, shikoni ku janë akomoduar kampionët e Luksemburgut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook