Nga ndeshja e parë te ringu, dhjetë momentet që shenjtëruan dyshen Lukaku-Lautaro

Kur Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez u përballën për herë të parë, pakkush e mendonte se dyshja do të bëhej një nga më të fortat jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

lautaro.lukaku.inter.napoli.2020.2021.750x450

Nën urdhrat e Antonio Kontes “Lu-La” depërtonte mbrojtjet kundërshtare, mposhtte portierët dhe e gjente rrugën e rrjetës si pak të tjerë duke u bërë të pazëvendësueshëm për Interin. Me të njëjtin qëllim janë bashkuar përsëri nën ngjyrat zikaltër, por deri në shfaqjet e radhës të Lukakut e Lautaros, le të kthejmë në memorie 10 momentet që i shenjtëruan ata në sytë e tifozëve.

NDESHJA E PARË BASHKË – Ashtu si do të ndodhë këtë sezon, dyshja e ka nisur ndaj Leçes ndeshjen e parë bashkë në sezonin 2019-2020, ku belgu në debutim shënoi një gol në fitoren 4-0 të Interit, ndërkohë që Lautaro doli më herët nga fusha. Sinjale inkurajuese ama mes të dyve.

GËZIM I DYFISHTË – Nuk u desh të pritej shumë për t’i parë të dy të shënonin brenda 90 minutave, vetëm një javë më vonë ndaj Kaljarit. Argjentinasi e gjen golin i pari dhe Lukaku vulos fitoren. Dyshja provoi që e gjejnë njëri-tjetrin me sy mbyllur.

KAPËRCIMI NË CILËSI – Që bashkë funksionojnë nuk ka më dyshime, por ajo që me kalimin e ndeshjeve bëhet evidente është ndikimi që kanë në skuadër. Tifozët zikaltër arrijnë ta shohin këtë me sytë e tyre, kur në javën e tetë të kampionatit, nga një dopietë e secilit përmbys Sasuolon me shifrat 4-3. Ishte kjo ndeshje që ndërgjegjësoi Interin dhe rivalët e tyre se dyshja në fjalë ishte e një niveli europian.

TESTI I FORCËS – Një tjetër provë e rëndësishme vjen në Napoli ku skuadra e Kontes e tërhequr sërish nga dy sulmuesit e tij likuidon napolitanët 3-1. Lukaku shënon një dygolësh përpara vulës së Lautaros dhe “Lu-La” fillon të vendoset në krye të renditjes së golashënuesve.

PARAQITJE EUROPIANE – Në Pragë, në nëntor të 2019- ës Lautaro dhe Lukaku nënshkruajnë mbrëmjen e parë kontinentale si protagonistë me një fitore 3-1 ndaj Slavia Pragës, por më pas zikaltrit i thonë lamtumirë Champions League. Ata e treguan fuqinë përtej kufijve italianë.

NATA MAGJIKE – Në gjysmëfinalen e Europa League kundër Shahtjor Donetsk të përfunduar 5-0 për Interin performanca e të dyve është superiore. Lautaro dhe “Big Rom” këmbejnë rolet në golin e tretë dhe të katërt, duke asistuar njëri-tjetrin dhe duke u konfirmuar.

PIKA E KTHESËS – Në sezonin e titullit të nisur me vetëm 3 fitore në 8 javë, zikaltrit përmbysin Torinon pasi ndodhen në disavantazh prej 2 golash. Lautaro dhe Lukaku dalin në skenë dhe i dërgojnë shifrat në 4-2 për të nisur një seri fitoresh prej tetë ndeshjesh. Nuk do të ndalen më deri në triumfin final në kampionat.

FESTA E “ARMATOSUR” – Fitorja kundër Torinos të kujton edhe festimin e veçantë, të kthyer në simbol të të dyve. “Demi” gëzohet pas golit duke imituar gjestin e një gjuajtjeje, së cilës belgu i përgjigjet menjëherë.

JASHTË FUSHËS – Shtëpitë ngjitur ua forcuan edhe më shumë miqësinë. Në periudhën e karantinimit u bë virale videoja ku belgu përshëndeste Lautaron e tij duke e thirrur nga ballkoni i shtëpisë, me një përgjigje të menjëhershme nga argjentinasi.

GRUSHTA MES MIQSH – Një nga imazhet më emblematike të marrëdhënies solide të ndërtuar nga “Lu-La”, por edhe të aftësisë së saj për të dhënë efekt në të gjithë grupin, është ajo që portretizon ndeshjen e famshme të boksit në fund të sezonit mes Lautaros dhe Kontes. Sulmuesi nuk e kishte pritur mirë zëvendësimin në sfidën ndaj Romës dhe në stërvitje improvizohet një ring ku duelojnë Lautaro dhe trajneri, me belgun arbitër. Vazhdimi ishin patjetër përqafimet.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Nga ndeshja e parë te ringu, dhjetë momentet që shenjtëruan dyshen Lukaku-Lautaro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook