Mbrojtësi i Serisë A nis një “Derbi të Italisë” në merkato, garën mes Interit dhe Juventusit do ta vendosin… shitjet

Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer është kthyer në një objektiv të përbashkët të merkatos për Interin dhe Juventusin, që e shohin brazilianin si zëvendësuesin ideal për dy të larguarit me pritshëm që janë Milan Skriniar dhe De Ligt.

bremer

Do të jenë pikërisht shitjet e këtyre dy lojtarëve që do të jenë deçizive për të ardhmen e Bremer për shkak se paratë për transferimin e tij do të burojnë pikërisht nga këto shitje.

Interi ka avantazhin ndaj bardhezinjve për shkak të negociatave të hershme me lojtarin, por qëndrimi i Milan Skriniar mund të ndryshojë gjithçka me Juventusin që do të hidhej në sulm për të përfituar nga situata, të shtyrë dhe nga milionat e arkëtuara nga shitja e De Ligt i cili është gjithmonë e më pranë Bajernit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Mbrojtësi i Serisë A nis një “Derbi të Italisë” në merkato, garën mes Interit dhe Juventusit do ta vendosin… shitjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook