Sulmuesi Astrit Selmani pritet të largohet nga Hamarbi, klubi në pronësi të Zlatan Ibrahimoviç. Mediat suedeze kanë bërë të ditur se drejtuesit e janë në negociata me ekipin izraelit Hapoel Ber Sheva për shitjen e sulmuesit kosovar.
Raportohet se krerët e klubit suedez tashmë janë në bisedime të avancuara me skuadrën izraelite, për transferimin e futbollistit.
Selmani nuk ka arritur të gjejë hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë këtë vit te Hamarbi, ndaj po mendon edhe largimin. Sulmuesi ka luajtur vetëm 764 minuta në Allsvenskan duke shënuar një gol. Së fundi humbi vendin edhe te Kosova.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…